Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet 43-vjeçarja në Burrel pasi dyshohet se i vuri flakën babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një grua dyshohet se ka lyer babanë e saj me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një 43-vjeçare me inicialet M.M. dyshohet se ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë si pasojë e flakëve dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Arrestohet 43-vjeçarja në Burrel pasi dyshohet se i vuri flakën babait
Foto: sinjali.com

Autoritetet policore kanë bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes. Sipas burimeve konfidenciale nga policia, e dyshuar nuk ka shprehur asnjë shenjë pendese pas kryerjes së veprës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme