Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Uljan Shpataraku transferohet në paraburgimin e Peqinit

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit dërgohet në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar në paraburgimin e Peqinit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Shpataraku u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, teksa ndodhej në të njëjtin automjet me Ergys Agasin.

Uljan Shpataraku transferohet në paraburgimin e Peqinit
Foto: vizionplus.tv

Sipas SPAK, ish-efektivi u arrestua në flagrancë, nën dyshimin për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ai ishte në drejtimin e automjetit, ndërsa Agasi ndodhej në sediljen e pasagjerit. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën para cash, ndërsa në banesën e Shpatarakut u sekuestruan armë.

Ndërkohë, Ergys Agasi u la gjithashtu në masën arrest në burg dhe u vendos në paraburgimin e Bradasheshit. Hetimet për rastin vijojnë nga Prokuroria e Posaçme.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme