Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 04:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

Ukshini: Gjuha e ashpër elektorale vështirëson koalicionet

Profesori Sylë Ukshini thotë se partitë politike duhet të shmangin gjuhën e ashpër elektorale për të arritur më lehtë koalicione qeverisëse.

Redaksia ZHURMA 03:43 1 min lexim
Ukshini: Gjuha e ashpër elektorale vështirëson koalicionet
FOTO · Ukshini: Gjuha e ashpër elektorale vështirëson koalicionet Arkivi ZHURMA

Profesori dhe ish-diplomati, Sylë Ukshini tha se partitë politike duhet të shmangin gjuhën e ashpër elektorale për të arritur më lehtë koalicione qeverisëse. Ai në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se si vend i vogël, Kosova është në një fazë ku ka shumë urrejtje dhe armiqësi. Ukshini theksoi se deklaratat e sinqerta konsiderohen naive.

“Nëse dëshirojmë ne të kemi koalicione ose të kemi bashkëpunim edhe në fazën pas elektorale, unë mendoj që nuk duhet të kemi një gjuhë armiqësore, nuk duhet të kemi një gjuhë represive, nuk duhet të kemi një gjuhë të dhunshme gjatë fazës ose fushatës elektorale, sepse kemi hyrë aq vend i vogël, kemi hyrë me një fazë ku ka shumë urrejtje, ka shumë inate, ka shumë armiqësi, ka shumë pabesi dhe çdo shfaqje e një ideje më të sinqertë, unë kam përshtypjen që konsiderohet si naive dhe përbuzët në këtë kuptim”.

Ukshini gjithashtu thotë se bisedimet për marrëveshje politike mes LVV-së dhe LDK-së janë të natyrshme. “Mendoj që nëse dëshirojmë të ecim dhe ta tejkalojmë këtë kulturë konfliktoze, unë mendoj që do të duhej të arrihej një kompromis dhe mendoj bisedimet që po bëhen mes LDK dhe LVV-së unë mendoj që janë të natyrshme”.

Burimet: Gazeta Blic (klaster 1 outlets).

Komentet