Ukraina ndërmerr sulm masiv me dronë ndaj territorit rus dhe Moskës
Autoritetet mbyllin katër aeroportet e kryeqytetit rus pas sulmit masiv me dronë të ndërmarrë nga Ukraina.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ukraina ka ndërmarrë një sulm masiv me dronë ndaj territorit rus gjatë orëve të vona të së enjtes, duke vënë në shënjestër edhe kryeqytetin Moskë. Sipas informacioneve që qarkullojnë në rrjetet sociale, deri në 700 dronë po lëvizin në hapësirën ajrore të Rusisë drejt objektivave të ndryshme.
Nga ky numër, pak më shumë se 50 dronë dyshohet se janë rrëzuar deri më tani. Si masë paraprake sigurie për shkak të kërcënimit nga dronët, autoritetet ruse kanë mbyllur të katër aeroportet që i shërbejnë kryeqytetit.