← shqiperi
Live · shqiperi · 07:38 · 23 Korrik 2026

Uji i pijshëm në qytete shënon ndotjen më të lartë në 19 vjet

Përqindja e lartë e mostrave të parregullta, sidomos nga aspekti mikrobiologjik

Rasti 'Gostivari' e ndezi alarmin për cilësinë dhe sigurinë e ujit, por nëse lexohen me vëmendje raportet e Institutit të Shëndetit Publik (IShP), ose të paktën ai i fundit për vitin 2025, drita 'e kuqe' ka qenë e ndezur edhe vitin e kaluar.

Cilësia e ujit të pijshëm në zonat urbane është relativisht stabile, por me një trend të rritjes të përkeqësimit të gjendjes, sidomos sa i përket jorregullshmërisë mikrobiologjike, thuhet në Raportin e IShP-së për gjendjen, cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm për vitin 2025.

Në të njëjtuar një rritje e përqindjes së mostrave të parregullta nga aspekti mikrobiologjik në zonat urbane (5,4%), por edhe norma dukshëm më të larta të parregullshmërisë në zonat rurale, sidomos tek sistemet individuale dhe të pakontrolluara të furnizimit me ujë — deri në 44,8% mostra uji të parregullta nga aspekti mikrobiologjik.

Si shkaqe më të shpeshta të parragullshmërisë janë identifikuar: desinfektimi i pamjaftueshëm ose mungesa e plotë e tij, mungesa e klorit rezidual, rritja e nivelit të turbullirës, si dhe prania e indikatorëve të ndotjes fekale.

Gjendja në vendet urbane Për ilustrim, përqindja e mostrave të parregullta sipas analizës fiziko-kimike gjatë periudhës 19-vjeçare (2006–2025) ka qenë nga 0,7% deri në 7%, ndërsa përqindja e mostrave të parregullta në raport me analizën mikrobiologjike ka qenë nga 0,85% deri në 5,4%.

Përqindja e mostrave të parregullta të ujit në vitin 2025 ka qenë më e lartë sa i përket analizës mikrobiologjike (5,4%). Kjo është edhe përqindja më e lartë në periudhën 19-vjeçare të monitorimit (2006–2025).

Këto përqindje janë dukshëm më të ulëta te fshatrat që janë të kyçura me ujësjellësin e qytetit (0,9% e popullatës së përgjithshme), ku 6,1% e mostrave janë të parregullta sa i përket analizës kimiko-fizike dhe rreth 8,4% sa i përket analizës mikrobiologjike.

5% e popullatës së përgjithshme furnizohet me ujë në mënyra të tjera, epidemiologjikisht më të pasigurta — çezma dhe burime, ku është e pritshme të identifikohen indikatorë të ndotjes fekale të ujit.

Atje përqindja e analizave të parregullta kimiko-fizike është 19,9%, ndërsa përqindja e mostrave të parregullta nga aspekti mikrobiologjik arrin në 50,2% — që paraqet një përkeqësim të gjendjes krahasuar me vitin 2024 (48,7%).

Sa i përket furnizimit me ujë të fshatrave me ujësjellës të vetin vihet një përmirësim i gjendjes krahasuar me vitin 2024 (49,1% mostra të parregullta nga aspekti mikrobiologjik në vitin 2024 kundrejt 44,8% në vitin 2025).

Është e papranueshme të mos ketë kontroll. Devijimet kimiko-fizike (turbullira, hekuri, komponimet e azotit, mungesa e klorit rezidual) tregojnë për përpunim të pamjaftueshëm ose joadekuat teknologjik të ujit.

Burim: Portalb, https://portalb.mk/cfare-uji-pime-a-i-lexon-dikush-raportet-e-ishp-se/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën