Tymues të kuq e thirrje për siguri në protestën për gratë e vrara
Marshuesit në Prishtinë kërkuan drejtësi dhe lëshuan bisedën e Arlinda Zekajt duke u lutur për siguri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Në kryeqytetin e Republikës u mbajt një protestë mbarëkombëtare për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe gratë e tjera të vrara. Pjesëmarrësit u nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë ku u lexuan letrat e Arlindës dhe u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla, ndërsa e njëjta thirrje u bë edhe për shkarkimin e Xhelal Sveçlës.
Gjatë marshit, protestuesit u drejtuan te Këshilli Prokurorial ku ndezën tymues të kuq në shenjë revolte, ndërsa para stacionit të policisë lëshuan me zë zmadhues bisedën e Arlindës gjërsa ajo lutej për siguri. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe vëllai i Erjona Coklit, e cila u vra nga ish-bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, i cili deklaroi se vitet e dënimit ndaj ish-dhëndrit nuk mjaftojnë. Protesta përfundoi para qeverisë ku u drejtuan kritika edhe ndaj Avokatit të Popullit, teksa u paralajmërua se organizime të tilla do të vazhdojnë deri në sigurimin e drejtësisë.