Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Bashkimi kërkon nga FIBA shtyrjen e ndeshjes për shkak të mungesës së vizave

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit dhe caktimin e një date të re.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit të Anglisë dhe caktimin e një date të re. Shkak për këtë kërkesë është mungesa e përgjigjes për vizat e anëtarëve të ekipit. Klubi ka njoftuar se i ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme për aplikimin për viza, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Ndeshja ndërmjet Manchesterit dhe Bashkimit është e paraparë të luhet në kuadër të Grupit F të „FIBA Europe Cup“, ndërsa klubi ka bërë të ditur se nuk mund të udhëtojë për ta zhvilluar ndeshjen për shkak të kësaj situate me vizat.

Bashkimi kërkon nga FIBA shtyrjen e ndeshjes për shkak të mungesës së vizave

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →