Zhurma Press E Mërkurë · 02 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:20 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:13 Media italiane “Io Donna” vlerëson Shqipërinë për shtatorin09:05 Kamberi shënon gol të bukur, por Zurichu mposhtet nga Young Boys08:59 Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, Serbia po përpiqet ta ndalë08:54 Mbetet e panjohur data e takimit të ministrit Shasivari me studentët08:48 PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë, i bashkohen asamblistë nga Drenasi08:44 Rama: Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar feston artin, historinë dhe të ardhmen08:39 Dokumenti Top Sekret 2 ndez përplasjet fetare08:29 Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg, dy të plagosur08:24 Emin Azemi: Daut Dauti, ambasadori i pashpallur i Kosovës në Londër08:19 Inaugurohet "FIFA Talent Academy", dyzet talente të reja nisin rrugëtimin
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi KOS

Kur u regjistruan pasuritë e Trepçës?

Zyra Kombëtare e Auditimit konstatoi mangësi serioze me pronat në Trepçë: mbi 24.7 milionë euro pasuri pa dokumentacion, qindra parcela jashtë regjistrit

Redaksia ZHURMA 14:19 Përditësuar 17:13 1 min lexim
Kur u regjistruan pasuritë e Trepçës?
FOTO · Ilustrim · SPAR varehandel hyller (Supermarket GROCERY store aisle shelves) Heinz ketchup NORWAY 2023-08-31 (cropped) (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar mangësi të shumta në menaxhimin e pasurive të Ndërmarrjes Publike "Trepça" Sh.A., duke konstatuar se kompania nuk ka arritur të regjistrojë në mënyrë të plotë asetet e saj dhe nuk disponon dokumentacion mbështetës për pasuri në vlerë prej rreth 25 milionë euro. Sipas raportit të auditimit, këto mangësi kanë bërë që pasuritë e paluajtshme dhe të dhënat përkatëse të mos paraqiten në mënyrë të plotë dhe të saktë në pasqyrat financiare, duke hedhur dyshime në besueshmërinë e raportimit financiar.

Auditorët kanë identifikuar një sërë dobësish në administrimin e pasurive të Trepçës. Ndër to, ndërmarrja nuk ka siguruar dokumentacionin burimor për 59 pasuri, me vlerë të përgjithshme prej 24,755,994 euro. Raporti evidenton gjithashtu se Njësia Kopaonik-Leposaviq nuk ka pasqyruar në pasqyrat financiare 668 parcela, me sipërfaqe prej 309 hektarësh, ndonëse ato janë evidentuar nga Komisioni i Inventarizimit.

Po ashtu, auditorët kanë identifikuar 107 parcela në njësinë biznesore Miniera Kopaonik-Leposaviq (Zona Kadastrale Zveçan), të cilat sipas të dhënave kadastrale figurojnë si pronë e ndërmarrjes, por nuk janë regjistruar në regjistrin e pasurive të njësisë. Një tjetër gjetje lidhet me mungesën e një databaze të plotë dhe të detajuar për banesat e dhëna në shfrytëzim punonjësve.

Sipas auditimit, përmes zyrës ligjore janë evidentuar 236 kërkesa nga punonjësit për blerjen e këtyre banesave. Në analizën e regjistrit të parcelave të pranuara nga Trepça Sh.A., auditorët kanë konstatuar edhe 129 parcela, me vlerë 33,907,680 euro, të cilat në regjistra figurojnë si pronësi e vetme e Trepçës, ndërsa në evidencat kadastrale paraqiten si bashkëpronësi.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/auditori-gjen-parregullsi-serioze-me-pronat-ne-trepce-mbi-24-7-milione-euro-pasuri-pa-dokumentacion-qindra-parcela-te-paregjistruara/
— Redaksia ZHURMA

Komentet