Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:33 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy në aksidente trafiku

Dy nga aksidentet ndodhën në trafik, një tjetër si 'hetim i vdekjes' në Viti

Redaksia ZHURMA 10:09 Përditësuar 16:22 1 min lexim
Tre persona humbën jetën të martën në Kosovë, dy në aksidente trafiku
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Tre persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë, dy prej tyre në aksidente trafiku, ndërsa rasti tjetër është iniciuar si 'hetim i vdekjes', pasi një person është gjetur pa shenja jete në Viti, sipas raportimeve të policisë. Një grua humbi jetën në orët e para të së martës në fshatin Komoran të Drenasit, pasi vetura me targa vendore në të cilën ndodhi u përfshi në një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësuan edhe tre persona të tjerë, një burrë dhe dy gra. Trupi i së ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Një tjetër aksident me fatalitet ndodhi në rrugën 'Besim Ndreca' në Suharekë, ku një burrë, derisa po drejtonte veturën, humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas në një objekt, rreth orës 10. Ai, siç raporton policia, pësoi lëndime fatale dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkaq, në Viti, është iniciuar një rast si 'hetim i vdekjes' pasi një burrë u gjet pa shenja jete, rreth orës 16 e 30. Vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burim: RTV21, https://rtv21.tv/tre-persona-humben-jeten-te-marten-ne-kosove-dy-nga-ta-ne-aksidente-trafiku/
— Redaksia ZHURMA

Komentet