Tre muaj pas vdekjes së policit Altin Kryeziu, familjarët kërkojnë drejtësi
Familjarët e zyrtarit policor Altin Kryeziu kujtojnë me dhimbje tre muajshin e ndarjes nga jeta dhe kërkojnë transparencë për rastin.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kanë kaluar tre muaj nga vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili u godit nga një automjet më 16 gusht në rrugën «Ibrahim Mazreku» gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Malishevë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë më 23 gusht, ndërsa u varros më 24 gusht me nderime shtetërore në fshatin Bubavec.
Motra e tij, Aulonë Kryeziu, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen për mungesën e vëllait, teksa ka theksuar se «koha ecën, por zemra ime ka mbetur aty ku të humba». Ajo shton se malli për të do të jetojë në çdo rrahje zemre dhe se jeta është shumë e vështirë pa të.
Ndërkohë, familjarët e të ndjerit kanë kërkuar drejtësi dhe transparencë për këtë ngjarje. Më 13 nëntor, familjari Valon Kryeziu u bëri thirrje Kryeprokurorit të Shtetit dhe mediave që ta ndiqnin nga afër procesin gjyqësor për t'u shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit.