Tre automjete përplasen në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, pa të lënduar
Një aksident me tre automjete ndodhi në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e Çermës së Sipërme. Nuk raportohen të lënduar, vetëm dëme materiale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
LUSHNJË — Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e Çermës së Sipërme. Në përplasje u përfshinë tre automjete, dy të tipit “Audi” dhe një “Benz”. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse dhe pritet të kryhen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.