Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Tragjedi në Ferizaj: Punëtori bie nga kati përdhes në bodrum dhe vdes

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj, pasi dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrum.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FERIZAJ — Një person i moshës 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë orëve të pasdites në një objekt në ndërtim në rrugën «Cen Dugolli» në Ferizaj, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.

Tragjedi në Ferizaj: Punëtori bie nga kati përdhes në bodrum dhe vdes
Foto: dukagjini.com

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarët policorë, patrulla e stacionit dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lokacion kanë dalë edhe hetuesit rajonalë për t'u marrë me hetimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës. Për të gjitha veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →