Përqafimi i Shakirës me Penelope Cruz në Madrid bëhet viral
Këngëtarja Shakira dhe aktorja Penelope Cruz janë takuar gjatë një koncerti në Madrid, ndërsa momenti i tyre është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtarja e njohur Shakira dhe aktorja Penelope Cruz janë ritakuar në kryeqytetin spanjoll, ndërsa kjo e fundit ka qenë e pranishme në një shfaqje muzikore pjesë e turneut të këngëtares që mban titullin «Las mujeres ya no lloran». Ngjarja është përcjellë me një përqafim të përzemërt mes dy yjeve, pamje të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë kthyer në virale.
Lidhja mes dy artisteve daton prej vitesh, e dëshmuar përmes fotografive të përbashkëta që prej vitit 2007, duke dëshmuar edhe një herë afërsinë dhe gëzimin e tyre për t'u takuar pas një kohe. Gjatë këtij aktiviteti, aktorja Penelope Cruz nuk ka qenë e vetme, pasi është shoqëruar nga motra e saj, Monica Cruz, stilistja Agatha Ruiz de la Prada dhe aktori Miguel Ángel Muñoz. Për Shakirën, mbrëmja është dalluar si e veçantë përmes interpretimit dhe takimit me publikun e gjerë, krahas mundësisë për të ndarë këtë çast me mikeshën e saj të vjetër.