Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Tiranë: 12 protestues gjobiten pasi bllokuan rrugën gjatë tubimit

Policia gjobit dymbëdhjetë protestues për pengim të qarkullimit në bulevardin «Dëshmorët e Kombit» pas zbatimit të Aktit Normativ.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Policia e Tiranës ka vendosur dymbëdhjetë masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e së enjtes në bulevardin «Dëshmorët e Kombit». Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit nuk janë bindur ndaj thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për lirimin e rrugës.

Tiranë: 12 protestues gjobiten pasi bllokuan rrugën gjatë tubimit
Foto: abcnews.al

Për secilin prej dymbëdhjetë shtetasve është vendosur gjobë në vlerën pesë mijë lekë të reja, në zbatim të pikës 2 të nenit 24/1 të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa numri i personave të gjobitur deri më tani ka shkuar në nëntëdhjetë e pesë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme