Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Tirana mposht Skënderbeun në ndeshjen me pesë gola

Tirana ka shënuar fitore ndaj Skënderbeut në takimin e vlefshëm për Superioren, duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Tirana e drejtuar nga Dean Klafuriç ka marrë një fitore të rëndësishme në Abissnet Superiore, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3:2. I gjithë spektakli i golave u rezervua në pjesën e parë, ku Lagonidis zhbllokoi shifrat me autogol në minutën e 27-të, ndërsa pak sekonda më vonë Daci dyfishoi avantazhin për bardheblutë. Ekipi kryeqytetas thelloi epërsinë në 3:0 në minutën e 34-të përmes Xhixhës, kurse korçarët reaguan më pas me anë të Bragës dhe Musës për të ngushtuar shifrat.

Tirana mposht Skënderbeun në ndeshjen me pesë gola
Foto: botasot.info

Në pjesën e dytë, Skënderbeu u përpoq të luftonte për të marrë të paktën një pikë nga stadiumi «Selman Stërmasi», por rezultati mbeti i pandryshuar. Rasti më i diskutueshëm i takimit ndodhi në minutën e 53-të, kur pati një kontakt mes lojtarëve në zonën e bardhebluve, por arbitri Erjon Bastari lejoi vazhdimin e lojës. Me këtë triumf, Tirana ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, kurse skuadra korçare mbetet me 17 pikë në pozitën e katërt.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme