Shqipëria U-19 e vajzave mposht me përmbysje Qipron në nisje të kualifikueseve
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 ka triumfuar 2-1 ndaj Qipros në ndeshjen e parë të grupit B1 për kualifikueset e Kampionatit Europian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 e ka nisur me fitore aventurën në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mundur Qipron me rezultatin 2-1 në Grupin B1. Pjesa e parë e sfidës solli raste nga të dyja skuadrat, ku Shqipëria u tregua më kërkuese dhe pati fatkeqësi në minutën e 27-të kur Osmani goditi traversën. Qipro përfitoi nga një top i kthyer prapa dhe kaloi në avantazh me Petkovskin.
Vajzat kuqezi reaguan shpejt dhe barazuan shifrat para mbylljes së fraksionit të parë, pasi Demiraj shfrytëzoi harkimin e Kadiollit nga goditja e këndit. Gjatë pjesës së dytë, ekipi kombëtar vazhdoi të kërkonte portën kundërshtare dhe në minutën e 53-të Osmani shënoi golin e përmbysjes, duke siguruar tri pikët e para. Ndeshjen e radhës kuqezinjtë do ta luajnë të hënën kundër Moldavisë në ambientet e «Shtëpisë së Futbollit».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



