Tensionet në protestën e Tiranës: Sulmohet selia e PS dhe hedhje fishekzjarrësh
Protesta në Tiranë shoqërohet me incidente, sulme me fishekzjarrë ndaj selisë së PS dhe forcave të policisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta në Tiranë po vijon në një atmosferë të tensionuar, ku raportohen incidente të ndryshme në disa zona të kryeqytetit. Gjatë zhvillimit të saj, selia e Partisë Socialiste është sulmuar me fishekzjarrë nga protestuesit.
Njëkohësisht, pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën edhe një kioske në qendër, ngjitur me një stacion autobusi. Përballë kësaj situate, policia shqiptare është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të larguar turmën dhe për të menaxhuar përplasjet. Gjatë zhvillimit të protestës janë shënuar gjithashtu djegie të koshave të mbeturinave në rrugë dhe përplasje të herëpashershme mes protestuesve dhe forcave të rendit.