Sa do të shkojnë temperaturat në Kosovë sot?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për ditën më të nxehtë të javës; sa do të arrijnë shifrat?
PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se dita e sotme pritet të jetë më e nxehta e javës. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të qëndrojnë midis 15 dhe 18 gradëve.
Gjatë pjesës së parë të ditës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Prej orëve të mesditës e tutje pritet mbizotërimi i vranësirave të pakta kalimtare, sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ky cikël i nxehtë do të karakterizojë javën e fundit të qershorit dhe fillimin e korrikut. Megjithatë, IHMK parashikon që nga mesi i javës të depërtojë një masë ajrore më e freskët nga veriperëndimi i kontinentit, gjë që do të sjellë ulje ndjeshme të temperaturave.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.