Teliti: Tiranës i duhen shkolla e kopshte, jo kulla dhe propagandë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike akuzon mazhorancën për mungesë strehimi social, ndërsa Bashkia ka arkëtuar miliona euro.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shtimin e ndërtimeve të larta në kryeqytet, duke theksuar se Tirana ka nevojë urgjente për institucione arsimore dhe hapësira të gjelbra.
Teliti ka ngritur shqetësimin se çiftet e reja dhe qytetarët me paga mesatare e kanë të pamundur të blejnë një apartament në ndërtimet e reja, ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 50 milionë euro nga taksa e strehimit social prej tre për qind, por nuk është ndërtuar asnjë godinë e vetme për familjet në nevojë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar