Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person
Një incident me armë zjarri është raportuar në orët e mbrëmjes në Gjakovë, ku i dyshuari është dorëzuar në stacionin policor dhe është ndaluar për 24 orë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJAKOVË — Një incident me armë zjarri është regjistruar rreth orës 18:00 në rrugën «Bujar Syla» në qytetin e Gjakovës, ku pas të shtënave një person është ndaluar nga autoritetet policore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se i dyshuari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Gjakovë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale «Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve» dhe «Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm», ndërsa me udhëzim të prokurorit është dërguar në ndalim për 24 orë.