Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 25 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Të rinjtë e Shkupit mund të aplikojnë deri më 5 gusht për mjetet financiare

Qyteti pranon aplikime për programe dhe projekte të ndryshme për vitin 2026

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Të rinjtë e Shkupit mund të aplikojnë deri më 5 gusht për mjetet financiare
FOTO · Ilustrim · Euro coins and banknotes (cropped) (Public domain) / Wikimedia Commons

SHKUP — Qyteti i Shkupit deri më 5 gusht do të pranojë aplikime në kuadër të Thirrjes publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve, projekteve, aktiviteteve programore dhe manifestimeve për të rinjtë me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2026.

Shoqatat civile, organizatat joqeveritare, fondacionet dhe personat tjerë juridikë, të regjistruar në Regjistrin Qendror me seli në Shkup dhe personat fizikë – të rinjtë e talentuar individ banorë të qytetit të Shkupit, të moshës nga 15 – 29 vjeçare, mund të aplikojnë në fusha të ndryshme, duke plotësuar kriteret e Rregullores dhe duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Arkivin e Qytetit të Shkupit. Aplikimet pranohen deri më 5 gusht. Burim: Portalb, https://portalb.mk/te-rinjte-e-shkupit-do-te-mund-te-aplikojne-deri-me-5-gusht-per-mjetet-financiare-per-realizimin-e-aktiviteteve/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →