Tayna paralajmëron pauzë nga muzika pas tetë vitesh
Këngëtarja ka vendosur të marrë pushim pas përmbylljes së turneut veror dhe një periudhe të gjatë aktive në skenë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas një vere të ngarkuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, artistja ka njoftuar se do të shkëquset përkohësisht nga performancat e shpeshta në diskoteka. Ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj ndjekësit për mbështetjen përgjatë tetë viteve të kaluara në skenën muzikore.
Gjatë këtij sezoni veror, ajo zhvilloi turneun e quajtur “Genesis Summer Tour”, ndërsa më herët kishte lansuar edhe albumin e ri me trembëdhjetë këngë. Ajo ka vlerësuar lidhjen e ngushtë me fansat dhe pritjen e projekteve të reja gjatë performancave.