Tasha e TikTok tenton vetëvrasjen pasi e largojnë nga banesa në Sarandë
Natasha Rombula ka kërcënuar se do t'i japë fund jetës pas tentativave për ta nxjerrë nga banesa me qira.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Natasha Rombula, e njohur si Tasha e TikTok-ut, ka ndërmarrë kërcënime për t'i dhënë fund jetës pasi është përballur me përpjekje për ta nxjerrë nga banesa që ajo ka marrë me qira në qytetin e Sarandës. Ajo pretendon se OSHEE po përdoret si mjet për ta nxjerrë nga shtëpia përmes ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërkohë që pohon se i ka shlyer të gjitha faturat, përfshirë edhe atë të muajit shtator.
Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për ta shoqëruar, ajo ka humbur ndjenjat, siç dëshmohet në pamjet e publikuara nga media online.