Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër
Gjykata e Apelit zhvillon seancën ndaj Ruben Saraivës, i dënuar përjetë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po zhvillon seancën e radhës në masa të rrepta sigurie ndaj shtetasit portugez Ruben Saraiva, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Gjatë seancës gjyqësore, avokati i tij Kujtim Cakrani pretendoi se procesi nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedurial, pasi klienti i tij nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën e tij amtare. Mbrojtësi shtoi se provat e administruara nuk krijojnë bindjen se Saraiva është personi i maskuar që ka qëlluar, ndërsa theksoi se miqësia e tij me Edmond Haxhinë nuk përbën provë fajësie.
I pandehuri Saraiva kërkoi transparencë nga gjykata dhe u shpreh se ndihet i pafavorizuar gjatë procesit. «Jam dënuar me burgijm të përjetshëm. Mendoja që do merrja te gjitha aktet e përkthyera dhe jo vetëm vendimin», u shpreh ai në seancë, duke kërkuar transkriptet e seancave të mëparshme dhe një qasje më neutrale nga gjykata në këtë shkallë.