Vazhdo leximin
e hënë, 26 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Leon Avdullahu në 11-shen e javës në Bundesligë pas fitores ndaj Leverkusenit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës përfshihet në formacionin më të mirë të xhiros në Gjermani nga revista “Kicker”.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, është vlerësuar lart për paraqitjen e tij me Hoffenheimin, duke u përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros së shtatë në Bundesligë. Ky vlerësim nga revista e njohur gjermane “Kicker” erdhi pas triumfit bindës me rezultatin 3:0 kundër kampionit në fuqi, Bayer Leverkusenit.

Leon Avdullahu në 11-shen e javës në Bundesligë pas fitores ndaj Leverkusenit
Foto: ekonomiaonline.com

Gjatë kësaj përballjeje, mesfushori 22-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të spikatur, ndonëse është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Nga radhët e Hoffenheimit, në 11-shen më të mirë të javës është përzgjedhur edhe sulmuesi Andrej Kramariq, i cili u vlerësua si lojtari më i mirë i xhiros, ndërsa pjesë e këtij formacioni janë bërë edhe yje të tjerë të kampionatit si Michael Olise dhe Dayot Upamecano.

Deri më tani në kampionatin gjerman, Avdullahu ka regjistruar shtatë paraqitje dhe një gol. Te Hoffenheimi aktivizohen gjithashtu futbollistët e tjerë të Kosovës, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mbrojtësi Albian Hajdari, ndërsa skuadra renditet në vendin e dhjetë me 14 pikë të grumbulluara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 27 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme