Takim pune në Universitetin Kadri Zeka për treguesit e performancës
Universiteti Publik Kadri Zeka në Gjilan mban takim pune për hartimin e raportit të performancës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Universitetin Publik Kadri Zeka në Gjilan është mbajtur një takim pune dedikuar diskutimit dhe koordinimit të aktiviteteve për hartimin e raportit mbi Treguesit Kryesorë të Performancës. Ky takim është thirrur dhe udhëhequr nga ushtruesja e detyrës së Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Voglushe Kurteshi, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e zyrave administrative të institucionit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth rëndësisë së monitorimit sistematik për të vlerësuar nivelin e arritjes së objektivave strategjike, identifikimin e sfidave dhe fushave që kërkojnë përmirësim. Pjesëmarrësit janë angazhuar në mbledhjen, analizimin dhe përpunimin e të dhënave nga njësitë akademike e administrative, mbështetur në dokumentacionin zyrtar dhe raportet institucionale. Ky raport hartohet në përputhje me standardet evropiane dhe kriteret e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për të mbështetur vendimmarrjen dhe avancimin e cilësisë.