UBT lanson edicionin e tretë të testit provues të arritshmërisë
Nxënësit e klasave të nënta në Kosovë mund të testojnë njohuritë e tyre falas dhe të fitojnë bursa shkollimi deri në 100 për qind.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
UBT International Smart Schools ka lansuar Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë, që u mundëson nxënësve të klasave të nënta në tërë territorin e Kosovës të matin njohuritë e tyre dhe të përgatiten për Testin e Semimaturës. Ky testim do të mbahet më 27 shkurt 2027, duke filluar në ora 12:00, do të zhvillohet në formë online dhe falas, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve të kyçen nga kudo që ndodhen.
Gjatë këtij edicioni, nxënësit më të suksesshëm do të kenë mundësi të përfitojnë bursa shkollimi që variojnë nga 25% deri në 100%, çka u ofron mbështetje financiare për vazhdimin e shkollimit. Përmes kësaj nisme, organizatorët synojnë të vlerësojnë përgatitjen akademike të të rinjve dhe t'i inkurajojnë ata që të synojnë rezultate të larta gj