Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim

Një person mbetet i lënduar nga një sulm me thikë në Pejë, ndërsa policia kërkon të dyshuarin që u largua pas ngjarjes.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën «Vrana Konti» në Pejë, ku një person është sulmuar fizikisht me thikë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima e këtij sulmi ka deklaruar se i dyshuari kishte dalë nga një veturë dhe pasi e kishte sulmuar, ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim
Foto: koha.net

Pas lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe po trajtohet në repartin e kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, ndërkohë që rasti është iniciuar si «Vrasje në tentativë» dhe i dyshuari mbetet në kërkim policor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme