Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Suedia cak i hakerëve, dështojnë supermarketet dhe shkatërrohen ushqime

Hakerët dyshohet se ngritën nga distanca temperaturën e frigoriferëve të supermarketeve në Suedi deri në +50°C. Një paralajmërim edhe për Kosovën.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një rast nga supermarketet në Suedi, dhe çfarë duhet të mësojë Kosova prej tij. Teksti:

Karroca supermarketi plot me spinaq të ngrirë dhe produkte të tjera pranë frigoriferëve të zbrazur
Produkte të ngrira të nxjerra nga frigoriferët në një supermarket në Suedi

SUEDIA CAK I HAKERËVE, DËSHTOJNË SUPERMARKETET DHE SHKATËRROHEN USHQIME

Në Suedi, hakerët dyshohet se kanë arritë me ua ngritë temperaturën frigoriferëve të supermarketeve deri në +50°C, pa qenë fare fizikisht aty!

Si pasojë, sasi të mëdha të produkteve ushqimore janë dëmtu.

Sot, shumë pajisje kontrollohen përmes internetit, që do të thotë se dikush mundet me ndërhy në funksionimin e tyre edhe nga mijëra kilometra larg.

Ky rast na tregon që sulmet kibernetike nuk kanë të bëjnë më vetëm me vjedhjen e të dhënave, por mund të shkaktojnë edhe dëme fizike.

Paramendojeni një sulm të tillë në spitale, në sistemet e ujit apo të energjisë.

Edhe në Kosovë duhet me e kuptu që siguria kibernetike nuk është më vetëm çështje e IT-së, por çështje e sigurisë së të gjithëve.

Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme