Gjashtë të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Pogradec
Një aksident rrugor në afërsi të fshatit Lin ka lënë të plagosur gjashtë persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
POGRADEC — Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e këtij përplasjeje kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, ku mes të lënduarve janë edhe dy fëmijë, ndërkohë që deri më tani nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të tyre.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij incidenti rrugor është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve nga drejtuesit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.