Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Studimi i ri lidh konsumimin e frutave dhe perimeve me cilësinë e gjumit

Një hulumtim i fundit tregon se pesë porcione fruta dhe perime në ditë përmirësojnë gjumin brenda 24 orëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një studim i ri nga ShBA ka treguar se konsumimi i pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit brenda më pak se 24 orëve. Studiuesit nga Universiteti i Çikagos vëzhguan 34 të rinj të shëndetshëm dhe zbuluan se pjesëmarrësit që konsumonin të paktën pesë kupa me fruta dhe perime në ditë shënuan një rritje prej 16% në cilësinë e gjumit, krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë.

Studimi i ri lidh konsumimin e frutave dhe perimeve me cilësinë e gjumit
Foto: rajonipress.com

Sipas shkencëtarëve, ushqimet e pasura me fibra ndikojnë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila ndikon te neurotransmetuesit e gjumit si serotonina dhe melatonina. Për më tepër, personat që përdornin karbohidrate më të shëndetshme, si drithërat e plota, kishin gjumë më të qetë dhe më pak ndërprerje gjatë natës, ndërsa ngrënia e mishit të kuq dhe të përpunuar u lidh me fragmentim më të madh të gjumit. Një prej autoreve të studimit e cilësoi këtë gjetje si «të jashtëzakonshëm», duke shtuar se ndryshimet në dietë mund të shërbejnë si një mënyrë natyrale, e lirë dhe efektive për përmirësimin e gjumit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme