Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Analizat zbulojnë nivele të larta të aflatoksinës në qumështin shqiptar

Katër fletëanaliza dëshmojnë se qumështi në ferma dhe baxho ka tejkaluar normat e lejuara të mikotoksinës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Prania e aflatoksinës në prodhimin blegtoral vijon të mbetet shqetësuese, pasi analizat e datave 27-29 tetor tregojnë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian prej 0,050 ppb për litër janë tejkaluar ndjeshëm në ferma dhe baxho. Rezultatet e fletëanalizave tregojnë tejkalime prej 208%, 128%, si dhe raste të tjera me 106-104% mbi nivelin maksimal të lejuar, duke shkuar produkti i kontaminuar te konsumatorët përmes shitësve ambulantë, baxhot e vogla dhe fabrikat përpunuese.

Analizat zbulojnë nivele të larta të aflatoksinës në qumështin shqiptar
Foto: politiko.al
Video · Top Channel · YouTube ↗

Eksperti i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulja, thekson se «aflatoksina M1 është klasifikuar kancerogjene, kryesisht e ka target mëlçinë», duke kërkuar që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të bllokojë dhe asgjësojë qumështin e kontaminuar, si dhe të ekzaminojë në laborator çdo ngarkesë misri për kafshë që importohet. Nga ana e saj, eksperta e sigurisë ushqimore Ana Vuksani thotë se «64% e importuesve, përpunuesve dhe tregtuesve të drithërave dhe miellit nuk janë kontrolluar në këto 5 vjet», ndërsa shton se Bashkimi Evropian refuzon produktet shtazore shqiptare për shkak të mungesës së zinxhirit të gjurmueshmërisë nga ferma në tavolinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme