Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Shqipëria me nivel të ulët mjekësh, vetëm 53 për qind e mesatares së BE

Të dhënat e Institutit të Vjenës tregojnë se Shqipëria regjistron 22.7 mjekë për dhjetë mijë banorë për vitin 2025.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa Maqedonia e Veriut regjistron numrin më të lartë me 33.8 mjekë për 10 mijë banorë.

Shqipëria me nivel të ulët mjekësh, vetëm 53 për qind e mesatares së BE
Foto: shekulli.com.al
Video · SYRI TV · YouTube ↗

Në raport me mesataren e Bashkimit Europian, Maqedonia e Veriut arrin në 79 për qind, Serbia në 76 për qind, kurse Shqipëria mbetet në 53 për qind të saj. Pozicioni i vendit ka shënuar një përkeqësim prej 0.9 pikësh përqindjeje krahasuar me një vit më parë, ndërsa të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur terren gjatë kësaj periudhe.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme