Studentët e UNT-së kërcënojnë me protesta për provimin në gjuhën shqipe
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Nënë Tereza” kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin “Nënë Tereza” mbajtën një takim informues për shkak të pakënaqësive rreth gjuhës së përdorur në provimin e Jurisprudencës dhe provimet e tjera. Përfaqësuesi i studentëve, Besar Sejdi, deklaroi se legjislacioni dhe Kushtetuta e garantojnë qartë këtë të drejtë. «Disponimi te studentët është që nuk ka nevojë të shkelet ligji. Provimi i Jurisprudencës garantohet me ligj dhe kushtetutë, duhet të bëhet 100% në gjuhën shqipe. Nuk ka nevojë të shkohet me përqindje», u shpreh ai, duke shtuar se janë të gatshëm të organizojnë protesta nëse kërkesa e tyre refuzohet.
Ky reagim pason takimin e mbajtur të hënën me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, ku studentët mbetën të pakënaqur me zgjidhjen ligjore të prezantuar nga ai. Propozimi i ministrisë parashikon që vetëm teoria e provimit të mbahet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa e praktikës të zhvillohet në atë maqedonase, një qasje që po kundërshtohet hapur nga studentët e Juridikut.