Nënkryetarja e Kamenicës në Berlin për transformimin digjital të komunës
Arta Bajralija ka diskutuar me udhëheqësin e projektit Jusuf Hadziselimovic për zhvillimin e proceseve digjitale në Komunën e Kamenicës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Smart Country Convention 2026” në Berlin, e cila i kushtohet transformimit digjital të institucioneve publike. Konferenca ka mbledhur mbi 30 mijë pjesëmarrës, më shumë se 900 folës dhe mbi 650 ekspozues, me rreth 1.400 sesione në tri ditë.
Bajralija ka zhvilluar një takim me udhëheqësin e projektit Jusuf Hadziselimovic, duke diskutuar për zhvillimin dhe avancimin e proceseve digjitale. Ajo ka vlerësuar se pjesëmarrja në konferenca të tilla krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira ndërkombëtare. Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në modernizimin e shërbimeve publike, me synimin për të rritur efikasitetin e administratës dhe të lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet përmes zgjidhjeve digjitale.