Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Stier: Europa të ndalë fondet për regjimin serb pas blerjes së armëve ofensive

Eurodeputeti kroat thekson se blerja e armëve ofensive dhe lidhjet e Serbisë kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe ndërprerje të fondeve nga Bashkimi Europian.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier ka thënë se Parlamenti Europian i ka kërkuar Komisionit Europian të ndryshojë qasjen ndaj Beogradit dhe të ndalë fondet, pasi politikat e deritanishme kanë dhënë vetëm rezultate negative. Ai ka theksuar se shqetësimi kryesor mbetet prokurimi i armëve ofensive nga Serbia.

Stier: Europa të ndalë fondet për regjimin serb pas blerjes së armëve ofensive
Foto: almakos.com

Duke folur për blerjen e raketave balistike, eurodeputeti ka ngritur pyetjen mbi arsyet e pajisjes me armatime të tilla, ndërsa ka kujtuar se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë mbi Serbinë. Sipas tij, institucioni që ai përfaqëson ka mbajtur qëndrimin më kritik ndaj regjimit serb dhe reagimeve të institucioneve të tjera, veçanërisht pas sulmit të Banjskës, duke konstatuar mungesën e zbatimit të reformave dhe vlerave evropiane.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 27 kamera →