Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër pas dhunës ndaj bashkëjetueses

Një 39-vjeçar u arrestua në Shkodër pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë në banesë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një 39-vjeçar me inicialet A. D. është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shkodrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje.

Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër pas dhunës ndaj bashkëjetueses
Foto: euronews.al

Efektivët e policisë e kapën të dyshuarin në flagrancë në banesë, në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu sekuestruan thikën në cilësinë e provës materiale. Gruaja e dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 39-vjeçari u arrestua dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →