Osmani flet në Oxford për sfidat e demokracisë dhe vlerat e lirisë
Ish-presidentja e Kosovës mori pjesë në një takim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe ajo për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Oxfordit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një takim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku diskutoi rreth Kosovës dhe sfidave të demokracisë në rendin e ri botëror. Përmes një postimi, ajo bëri të ditur se gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke theksuar domosdoshmërinë që këto vlera të mbrohen pa standarde të dyfishta.
Osmani theksoi se zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare përfaqëson një popull që e njeh çmimin e lirisë dhe nuk pranon që sovraniteti, dinjiteti dhe të drejtat e tij të maten me madhësinë e shtetit. Gjithashtu, ajo vuri në pah rëndësinë e përfaqësimit të vendit në diskutimet ndërkombëtare për sfidat politike dhe demokratike në botë.