Sport5: Futbollistët e Kosovës ulën kokën gjatë himnit të Izraelit
Mediumi izraelit ka kritikuar sjelljen e lojtarëve të Kosovës dhe tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mediumi izraelit «Sport5» ka analizuar sjelljen e përfaqësueses së Kosovës dhe të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Izraelit në stadiumin «Fadil Vokrri». Ngjarja, e cila u zhvillua të shtunën mbrëma, u shoqërua me fishkëllima të shumta nga tribunat dhe me veprimin e disa lojtarëve kosovarë që qëndruan me kokën e ulur gjatë «Hatikvah-s».
Veprimi i lojtarëve, sipas mediumit izraelit, përsëriti skenën e ndeshjes së kaluar mes dy ekipeve në të njëjtën kampanjë, ndërsa u përmendën gjithashtu emrat e katër futbollistëve që u ulën kokën. Përveç komenteve të shumta në rrjetet sociale, «Sport5» e cilësoi situatën si «e turpshme, por jo befasuese», duke e krahasuar me një protestë të ngjashme që kishin bërë më parë edhe lojtarët e Irlandës ndaj Izraelit.