Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

156 pacientë me kancer trajtohen në Spitalin e Elbasanit

Ministria po ngrit 9 njësi të reja rajonale kimioterapie për të ulur fluksin në spitalin onkologjik në Tiranë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ELBASAN — Spitali i Elbasanit ka trajtuar 156 pacientë me sëmundje tumorale në gjashtë muajt e parë të vitit, në një kohë kur sëmundjet tumorale po fitojnë terren në popullatë.

156 pacientë me kancer trajtohen në Spitalin e Elbasanit
Foto: Elbasan Castle, Elbasan, Albania - Outside the City Walls / Wikimedia Commons

Drejtoresha e spitalit, Zheni Gjergji, pohon se shifrat e pacientëve që trajtohen aty kanë ardhur në rritje nga nisja e ofrimit të shërbimit. Vetëm në Shqipëri identifikohen çdo vit rreth 6 mijë raste të reja me kancer.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale po punon për ngritjen e nëntë njësive të reja rajonale të kimioterapisë në të gjithë vendin, duke zgjeruar aksesin në trajtim për t'u ofruar kështu mundësinë pacientëve të marrin shërbim sa më afër vendbanimeve dhe njëkohësisht për të ulur fluksin në spitalin onkologjik në Tiranë.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme