Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Spanja shpallet kampione e botës, argjentinasit sulmojnë me grushte spanjollët pas finales

Katër lojtarë argjentinas përballojnë hetim; Gavi nuk mendon se duhet të pezullohen

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

NEW JERSEY — Spanja fitoi Kupën e Botës 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë, me golin e Ferran Torresit. Festimi i kampionëve të rinj u errësua nga sulme të ashpra fizike të argjentinasve ndaj spanjollëve. Leandro Paredes e goditi me grusht në qafë Eric Garcian dhe e hodhi përtokë; kur Gavi u hodh ta mbronte shokun e skuadrës, Paredes e sulmoi edhe atë.

Spanja shpallet kampione e botës, argjentinasit sulmojnë me grushte spanjollët pas finales
Foto: FIFAAH-306525 President Donald J. Trump and First Lady Melania Trump attend the / Wikimedia Commons

Thiago Almada iu bashkua sulmit ndaj Gavit, duke e tërhequr dhe duke ndihmuar Paredesin ta rrëzonte; të dy e goditën edhe me shqelma. Nahuel Molina goditi me grusht në stomak kapitenin e Spanjës, Rodrin, mes kaosit të përgjithshëm. Roberto Ayala, ish-mbrojtës legjendar dhe ndihmës-trajner i Argjentinës, u pa duke goditur Dani Olmon.

Paredes u ndëshkua menjëherë me karton të kuq për dhunën, por kartoni iu hoq më pas. FIFA hapi hetim ndaj argjentinasve; katër prej tyre, Paredes, Almada, Molina dhe Ayala, përballen me dënime të rënda pas incidenteve në fushë.

Megjithatë, Gavi nuk mendon se argjentinasit duhet të pezullohen. "Nuk mendoj se lojtarët e Argjentinës duhet të pezulluar. E kuptoj që ajo që bënë nuk është një shembull i mirë për fëmijët, por futbolli gjithmonë ka pasur një anë agresive. E konsideroj gjithçka që ndodhi pas finales si pjesë të futbollit", tha mesfushori spanjoll.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme