Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

Gentian Keri merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve për bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Çështja në fjalë u kallëzua në SPAK në muajin shtator dhe përfshin gjithashtu ministrin e Financave si person të kallëzuar, për të cilin ende nuk është caktuar data se kur do të merret në pyetje.

SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave
Foto: panorama.com.al

Gjatë dëshmisë së tij para një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Keri deklaroi se ka zbatuar ligjin lidhur me vendimmarrjen që çoi në moskalimin e pagave të magjistratëve. Lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila dëshmoi se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm u shpreh se thjesht i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares për shkak të moszbatimit të ligjit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme