Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë diskutuan Sorensen dhe e dërguara britanike për dialogun Kosovë-Serbi?

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun takohet me Dame Karen Pierce për të koordinuar qëndrimin ndaj normalizimit të marrëdhënieve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce. Sorensen e bëri të ditur përmes një postimi në X.

Çfarë diskutuan Sorensen dhe e dërguara britanike për dialogun Kosovë-Serbi?
Foto: Peter Sorensen · via Wikimedia Commons (Wikidata Q7177220, property P18)

Në takim u diskutua dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm në këtë proces, si dhe qëllimi i përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve.

"Është kënaqësi të takoj të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce. Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm dhe qëllimin tonë të përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit", ka shkruar Sorensen.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme