Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sondazh UL Info: Kala e Ulqinit kërkon menaxhim të qëndrueshëm kulturor

Sondazhi i OJQ-së UL Info tregoi se 68% e anketuarve vlerësojnë potencialin kulturor të Ulqinit, ndërsa 73% kanë qëndrime pozitive për Kalën si destinacion kulturor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

OJQ-ja "UL Info" ka realizuar një sondazh në gusht me 100 anketues, nga të cilët 80 turistë dhe 20 banorë vendas. Reziultatet tregojnë se potenciali i Ulqinit si destinacion (ndër)kulturor është vlerësuar me 68 pikë nga 100. Qëndrimet e anketuarve janë kryesisht pozitive: 73 prej tyre e shohin Ulqinin si destinacion kulturor. Nga 62 anketues që e përshkruan Kalën, ajo quhet "monument i gjallë", por theksohet se skena kulturore dhe përmbajtjet autentike shpesh mbeten në sfond për shkak të sezonalitetit dhe turizmit masiv.

Sondazh UL Info: Kala e Ulqinit kërkon menaxhim të qëndrueshëm kulturor
Foto: ul-info.com
Video · YouTube ↗

Midis 20 punëtorëve turistikë të anketuar në Kalë, 14 thonë se ata kryesisht lihen fatit të tyre. Edhe pse kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së autenticitetit, ata tregojnë pengesa si humbja e banorëve vendas nga kështjella, aksesi i vështirë, komercializimi i tepërt dhe mbështetja e dobët institucionale. Bashkëbiseduesit propojnë lehtësime tatimore, më shumë përmbajtje kulturore dhe rregullim më të mirë i trafikut për të arritur zhvillim më të qëndrueshëm dhe aktivitet biznesi gjatë gjithë vitit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →