Albulena Haxhiu lëshoi 29 dekrete për shtetësinë e Kosovës
Gjatë periudhës gjashtëmujore në krye të Presidencës, Albulena Haxhiu pajisi 29 persona me shtetësinë e Kosovës përmes dekreteve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë periudhës gjashtëmujore sa Albulena Haxhiu udhëhoqi si ushtruese e detyrës me Presidencën e vendit, duke filluar nga 4 prilli i vitit 2026, janë lëshuar 29 dekrete për dhënien e shtetësisë së Kosovës. Lista përfshin persona të pajisur me nënshtetësi për arsye të ndryshme, përfshirë ato politike, sportive, sociale dhe kulturore.
Mes personave që kanë marrë dekret për arsye sportive janë Bashkim Mustafa dhe Luke Stanley Davies më 29 prill, Sayed Rohullah Mosawi dhe Elira Terakaj më 15 maj, Brayan Ibanez Guerrero më 3 qershor, si dhe Auron Murtaj e Abigail Gonzalez më 26 qershor. Po ashtu, për arsye sportive ose profesionale e sociale, gjatë muajit korrik janë pajisur edhe Denis Kryeziu, Avni Qaili, Boiken Abazi, Vergulla Shqevi, Tienmu Ma, Klevis Vaqari, Amina Nurović, Behar Disha, Naxhije Fejzullahu, Almedina Maliqi dhe Elita Usejni – Hajzeri.
Në listë figurojnë edhe personalitete të tjera për arsye politike, sociale apo profesionale, si Shaip Kamberi, Romeo Gurakuqi, Arben Nikprelaj, Orhan Eren, Şaban Sönmez, Sébastien Gilles Gricourt, Belgzim Kamberi, Joseph John Dioguard dhe Shirley Anne Cloyes DioGuardi.
Siç raportoi Zhurma më 7 tetor 2026, Haxhiu kishtet dorëzuar detyrën pas zgjedhjes së presidentes së re të vendit.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 25 shtator Reagimi i Albulena Haxhiut pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës
- 2 tetor Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut për prioritetet shtetërore
- 5 tetor Albulena Haxhiu refuzon mocionin e PDK-së për Specialen dhe kërkon marrëveshje për…
- 6 tetor Kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për Auditorin e Përgjithshëm
- 7 tetor Albulena Haxhiu uron presidenten Justina Shiroka-Pula pas procesit të vështirë
- 17 tetor Albulena Haxhiu lëshoi 29 dekrete për shtetësinë e Kosovës · ky artikull