Kurti kërkon nga Serbia të mos pengojë ndihmën financiare
Kryeministri u bën thirrje autoriteteve serbe që të mos pengojnë ndihmën e Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që Serbia të mos pengojë ndihmën financiare që Kosova bën për bashkëkombësit e saj. Kjo thirrje vjen pas vendimit të ekzekutivit për të ndarë mbi 1 milion e 850 mijë euro për shqiptarët në Luginën e Preshevës, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Gjatë mbledhjes, kryeministri ka përmendur gjithashtu se me zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka-Pula, është zgjidhur nyja e konstituimit të institucioneve pas bllokadave me të cilat janë përballur që nga viti i shkuar. Sipas tij, vendi ka tani kohën dhe mundësinë të merret me projekte, zhvillim, punësim dhe t'i kthehet shërbimit ndaj qytetarëve.
Më parë, Qeveria e Kosovës kishte ndarë fonde për Këshillin Kombëtar Shqiptar.