Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 24 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Zjarrfikësit e Pejës vënë nën kontroll zjarrin në Sferkë — punojnë me teknikë të vjetruar

Komandanti i zjarrfikësve: Zjarri në deponinë e Sferkës ishte sfida më serioze

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Zjarrfikësit e Pejës vënë nën kontroll zjarrin në Sferkë — punojnë me teknikë të vjetruar
FOTO · Foto: KFOR hosts joint fire response and medical training at Camp Bondsteel, strengthe / Wikimedia Commons

PEJË — Situata me zjarret në Komunën e Pejës është nën kontroll, megjithëse temperaturat e larta dhe kushtet e thata vazhdojnë të paraqesin rrezik për shpërthimin e vatrave të reja. Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve në Pejë, Butrint Lajçi, ka deklaruar se periudha e deritanishme është karakterizuar nga një situatë përgjithësisht e qetë, ndërsa rasti më sfidues ka qenë zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë.

Sfida më serioze gjatë kësaj periudhe ka qenë zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, për shkak të natyrës dhe kohëzgjatjes së intervenimit. Aktualisht situata është stabilizuar dhe zjarri është vënë nën kontroll, tha Lajçi.

Çfarë po ndodh me deponinë e mbeturinave në Sferkë? KRM Ambienti del me reagim Ai theksoi se sezoni veror shoqërohet me rritje të rrezikut nga zjarret për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thata atmosferike. Sipas tij, Shërbimi i Zjarrfikësve vazhdon të përballet me sfida të shumta, përfshirë teknikën e vjetëruar, defektet e pajisjeve gjatë intervenimeve, sidomos në terrene kodrinore-malore, si dhe numrin e kufizuar të zjarrfikësve.

Lajçi tha se shkaktarët më të shpeshtë të zjarreve mbeten pakujdesia njerëzore, ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbeturinave, mosshuarja e plotë e zjarreve pas aktiviteteve në natyrë dhe hedhja e cigareve të ndezura. Ekipet tona janë në gatishmëri 24 orë në ditë dhe reagojnë ndaj çdo thirrjeje emergjente.

Një person dërgohet në spital, shtohen masat për shuarjen e zjarrit në deponinë e Sferkës Komandanti i zjarrfikësve vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, komunat fqinje dhe institucionet e tjera në menaxhimin e situatave emergjente. Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë ditëve me temperatura të larta.

Apeloj që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe djegien e mbeturinave, si dhe të njoftojnë menjëherë Shërbimin e Zjarrfikësve nëse vërejnë zjarr, pa e rrezikuar jetën e tyre, tha Lajçi.

Burim: Telegrafi

Të ngjashme

Kosovë →