Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:20 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport DIA

Sioni me tre kosovarë mposhtet 4:2 nga Ajaxi në plejof

Sioni humbi 4:2 nga Ajaxi në ndeshjen e parë të plejofit për Ligën e Konferencës, me Nivokazin, Rrudhanin e Kolollin në fushë.

Redaksia ZHURMA 07:29 Përditësuar 07:53 1 min lexim
Foto: Wikimedia Commons
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Rilind Nivokazi, Donat Rrudhani e Benjamin Kololli patën minuta te Sioni zviceran, që të enjten mbrëma humbi në shtëpi 4:2 nga Ajaxi. Ishte ndeshja e parë e plejofit për inkuadrim në Ligën e Konferencës.

Nivokazi luajti deri në minutën e 75-të, kur u inkuadrua Rrudhani në fushë. Pesë minuta para fundit, në lojë hyri edhe Kololli. Por asnjëri nga ta nuk la gjurmë ndaj Ajaxit favorit për të avancuar tutje.

Të gjitha golat, Ajaxi i realizoi në pjesën e dytë. Ndeshja kthyese luhet pas një jave.

Burimet: Koha.net (klaster 1 outlets).

Komentet