Kosova lë prapa tetë përfaqësuese në Ligën B pas katër xhirove
Kosova ka lënë prapa gjysmën e përfaqësueseve në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s pas katër xhirove të para.
Kosova ka lënë prapa saktësisht gjysmën e përfaqësueseve evropiane në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s, sa u takon pikëve të mbledhura dhe rezultateve, pas katër xhirove të para. Në këtë ligë janë 16 përfaqësuese evropiane të ndara në katër grupe, ndërsa Kosova garon për herë të parë dhe për short ishte e fundit në vazon e fundit.
Në Grupin 3, Kosova ka pesë pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë, kurse Austria është lidere me tetë pikë. Pos Irlandës, në grup Kosova ka lënë prapa edhe Izraelin që ka dy pikë. Ndërkohë, në tabelën e përgjithshme të të gjitha përfaqësueseve të Ligës B, nën Kosovën pozicionohen edhe Skocia me katër pikë dhe Maqedonia e Veriut pa pikë.
Burimet: Gazeta Dukagjini (klaster 1 outlets).