Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:07 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:05 Minatorët e Trepçës ngujohen pas një defekti në furnizimin me energji13:02 Bashkëshortja e Shpat Kasapit bën dedikim prekës për këngëtarin12:58 Kushtetuesja lë në fuqi qeverinë, rrëzohet kërkesa e deputetëve për Diellën12:52 Detaje të reja nga gazetari për ngjarjen me video intime12:51 Gjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e PD-së për ministren Diella12:51 ASHAK vlerëson zgjedhjen e ish-kryetares Justina Shiroka-Pula si presidente12:51 Homazhet e para të Presidentes Shiroka Pula te Jasharët, Rugova dhe Demaçi12:51 Malisheva në bisedime me ish-trajnerin e Baselit, Luigi Nocentini12:37 Kurti shmang pyetjet për Specialen dhe nxiton në takim me presidenten12:32 Tensionet dhe atmosfera e ftohtë tronditin klubin e Real Madridit
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Si u shitën në tregun shqiptar 1.1 tonë bajame toksike?

AKU zbulon kontaminim me acid hidrocianik në bajamet e importuara nga Spanja.

Redaksia ZHURMA 06:13 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Si u shitën në tregun shqiptar 1.1 tonë bajame toksike?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Më shumë se 1.1 tonë bajame toksike, me etiketimin "BLANCHED ALMOND EXTRA FINE" dhe të importuara nga Spanja, janë shitur në tregun shqiptar. Alarmin e ka dhënë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas analizave që kanë konstatuar praninë e acidit hidrocianik mbi nivelin e lejuar, substancë toksike me rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Produkti ka datë skadence më 22 tetor 2026 dhe është importuar në Shqipëri nga subjektet Albania Smart Distribution SHPK dhe Alta Group. Sipas AKU-së, nga 1.100 kilogramë bajame të importuara nga Albania Smart Distribution dhe një subjekt tjetër, e gjithë sasia rezulton të jetë shitur te konsumatori fundor.

Ndërkohë, nga 100 kilogramë të importuara nga Alta Group, 42 kilogramë janë bllokuar dhe do të asgjësohen, ndërsa 58 kilogramë rezultojnë të jenë shitur. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë, pa e konsumuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u njoftua për rastin përmes sistemit evropian të alarmit për sigurinë ushqimore.

Sipas AKU-së, konsumatorët duhet të kontrollojnë çdo produkt bajamesh të blerë dhe të verifikojnë nëse përputhet me lotin e njoftuar. Nëse përputhet, duhet ta shmangin konsumimin.

*Burim: Gazeta Si, https://gazetasi.al/skandal-shiten-ne-treg-rreth-1-1-tone-bajame-toksike-aku-mos-i-konsumoni/*
*— Redaksia ZHURMA*

Komentet